Tërmet në Kosovë, ja ku u regjistruan lëkundjet dhe sa ishte magnituda

Pasditen e sotme (13 Maj) ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës.

Meteo Kosova raporton se tërmeti ka qenë epiqendër mes Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter.

“Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftim.


Qytetarët e Malishevës kanë raportuar lëkundjet e tërmetit, që sipas tyre kanë qenë të forta.


Shtuar 13.05.2024 19:11

Tags: