Në koncertin e reperit Don Xhoni janë dëgjuar të shtëna me armë. Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë. Reperi ka ndarë në Instagram një video nga koncerti dhe ka shkruar: “Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”.
Ndërkohë më tej, ai ndau me ndjekësit një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës. Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.