Të gjithë fqinjët VIP-a, Ledri Vula blen vilën e re në zonën turistike të Kosovës (FOTO LAJM)

Reperi shumë i dashur nga publiku, Ledri Vula, së bashku me familjen e tij kanë blerë një vilë të re.

Përmes një postimi të fundit në Instastory, ai ka njoftuar se i është bashkuar artistëve të tjerë me një shtëpi të blerë në Novobërdë.

Përveç asaj në Brezovicë, reperi zbuloi se një të tillë do e ketë edhe në fshatin Makresh të Kosovës.

“Krejt komshinjtë i kisha miq”, ka shkruar Ledri përmbi foto.

Më herët në këtë zonë kanë zgjedhur të blejnë një vilë edhe reperi Capital T dhe Blero Muharremi.


Shtuar 8.06.2021 15:42