Spitali i Gjakovës njofton për gjendjen e nëntë të lënduarve në aksidentin në Korenicë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku mes dy automjeteve, i cili ndodhi në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Të lidhura

None found

Spitali i Gjakovës ka bërë të ditura hollësi për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Në Shërbimin Emergjent të Spitalit, rreth orës 14:00, u pranuan 9 pacientët që u lënduan në këtë aksident komunikacioni.

Pas mbërritjes së tyre, pacientëve iu kryen menjëherë ekzaminimet dhe shërbimet e domosdoshme mjekësore. Këtu përfshiheshin ekzaminimet imazherike RTG dhe CT, analizat laboratorike dhe konsultat me specialistët përkatës.

Sipas Spitalit, të gjithë pacientët ndodhen në gjendje stabile.

Pas përfundimit të ekzaminimeve dhe trajtimit, 5 pacientë u shtruan për trajtim spitalor.

Ndërkaq, 4 pacientët e tjerë u liruan për ta vazhduar trajtimin në shtëpi, pasi morën kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Secilit pacient i është ofruar trajtimi i duhur mjekësor, në përputhje me gjendjen klinike.

Spitali u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i zbatojnë rregullat e trafikut dhe të drejtojnë automjetet me kujdes. Respektimi i këtyre rregullave cilësohet si mënyra më e mirë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre, të familjeve të tyre dhe të të gjithë qytetarëve.


Shtuar 7.08.2026 16:56

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomgrandpashabet girişbetcio