Institucionet e Kosovës do të vizitojnë sot lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut, në kuadër të shënimit të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.
Të lidhura
None found
Vizita do të realizohet nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shoqatat e familjeve të personave të zhdukur.
Organizimi i saj synon të shprehë respektin dhe nderimin për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe solidaritetin me familjet që prej më shumë se dy dekadash kërkojnë të zbardhet e vërteta dhe të mësohet fati i të afërmve të tyre.
“Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.
