Sot i jepet lamtumira e fundit policit të Kosovës, Shaban Hajdari, që u gjet i pajetë në Morinë

Zyrtari i Policisë së Kosovës nga Prizreni, Shaban Hajdari, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit është caktuar të mbahet në orën 16:00.

Të lidhura

None found

Fillimisht, në xhaminë e Dragomanit do të falet namazi i xhenazes, ndërsa më pas do të bëhet varrimi i të ndjerit.

Hajdari ishte 35 vjeç dhe shërbente në Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës. Vdekja e tij ka tronditur familjen, kolegët dhe komunitetin në të cilin jetonte dhe ushtronte detyrën.

Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, ai u gjet pa shenja jete mëngjesin e 22 korrikut, në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Të dhënat e para nga hetimet ngrenë dyshime se vdekja është shkaktuar nga një plagë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë, për të cilën dyshohet se ishte arma zyrtare e shërbimit të policit. Ajo është marrë dhe sekuestruar si provë materiale.

Institucionet kompetente të Shqipërisë po vijojnë hetimet për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Familjarët, miqtë dhe kolegët do t’i japin sot Shaban Hajdarit lamtumirën e fundit.


Shtuar 23.07.2026 10:45

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpascasibomjojobetPusulabet girişjojobetbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetMadridbetMadridbetStarzJojobetStarzbetMadridbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom