Pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, Sindikata e Policisë së Kosovës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi. Kryeziu humbi jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident, derisa ishte duke kryer detyrën.
Të lidhura
None found
Në reagimin e publikuar në Facebook, Sindikata u ka shprehur ngushëllimet familjes Kryeziu, të afërmve, miqve, kolegëve të tij dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Përmes telegramit të ngushëllimit, SPK ka theksuar angazhimin dhe kontributin e Kryeziut në shërbim të qytetarëve, si edhe përkushtimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
“Në këto çaste të dhimbjes së thellë, shprehim respektin tonë për jetën dhe kontributin e të ndjerit në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare, duke ndarë dhimbjen me familjen dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, thuhet në reagim.
Mesazhi i Sindikatës së Policisë përfundon me fjalët: “I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin Altin Kryeziu”.
