Shaqiri në historinë e Zvicrës, i vetmi lojtar që ka shënuar në 4 turne radhazi

Zvicra është duke e mposhtur Turqinë, ndeshja e fundit në kuadër të fazës së grupeve.

Golin e dytë për Zvicrën e realizoi ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.

Në fakt Shaqa shënoi një supergol nga distanca duke lënë të shtangur portierin.

Ky gol është shumë i rëndësishëm për Shaqirin, ngase është bërë lojtari i parë në histori të Zvicrës që shënon gol në katër turne radhazi.

Shaqiri ka realizuar gol në Kupën e Botës (2014, 2018) dhe Evropianin (2016, 2020).


Shtuar 20.06.2021 19:40