Gjykimi në mungesë ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes, Diana Kastrati, do të vazhdojë më 23 dhjetor. Seanca u shty pasi avokati mbrojtës Haxhi Millaku kërkoi kohë për t’u pajisur me dokumentet e çështjes dhe për të shqyrtuar dosjen.
Millaku tha se autorizimin për përfaqësimin e Jasharit e kishte dorëzuar që në vitin 2011, por gjatë procedurës paraprake nuk i ishte dhënë mundësia të shihte materialet e rastit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndërprerjen e seancës dhe një afat të arsyeshëm për t’u njohur me dosjen.
None found
“Autorizimin si mbrojtës të të pandehurit Adnan Jashari e kam dorëzuar gjatë procedurës paraprake, në kohën kur ai kërkohej të kontaktonte me policinë hetimore. Dokumenti është depozituar që në fillim, brenda 48 orëve të para. Kështu, që nga viti 2011, organet e ndjekjes kanë pasur adresën e mbrojtësit të tij për përfaqësimin e të akuzuarit në mungesë dhe për plotësimin e kushteve ligjore të një hetimi të rregullt, të drejtë e të ligjshëm. Është cenuar edhe një e drejtë kushtetuese, pasi unë si mbrojtës nuk jam trajtuar sipas ligjit. Para ngritjes së aktakuzës, në asnjë veprim procedural nuk më është dhënë qasje në dokumente apo në dosjen e çështjes, ndonëse sot gjykata ma dorëzoi aktakuzën. Po ashtu, nuk janë miratuar kërkesat e mia për t’u pajisur me shkresat e lëndës. Të mësoj nga mediat se kur zhvillohet gjykimi mund të quhet gjithçka, por jo drejtësi. Kërkoj që seanca të ndërpritet, të më dorëzohen shkresat dhe procesi të shtyhet për një kohë të arsyeshme”, deklaroi Millaku.
Prokurorja Fatmire Cacaj u shpreh se dokumentet e çështjes i ishin dorëzuar në prill të këtij viti avokates Ardita Berisha, e cila ishte caktuar më herët për mbrojtjen e të akuzuarit. Sipas saj, Millaku kishte pasur mundësi të interesohej për t’i marrë ato.
“Shkresat e lëndës janë dorëzuar që në prill të këtij viti te avokatja Ardita Berisha, e caktuar për mbrojtjen e të akuzuarit. Nga ajo kohë e deri më tani, avokati ka mundur të interesohej për dokumentet”, tha Cacaj.
Gjyqtarja Sulltane Hoti pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 23 dhjetor, në orën 09:00. Ajo gjithashtu urdhëroi prokurorinë t’i dorëzojë mbrojtjes shkresat e lëndës.
“Miratohet propozimi i avokatit. Seanca e radhës caktohet më 23 dhjetor, në orën 09:00. Prokurori obligohet të dorëzojë shkresat e lëndës”, tha Hoti.
Seanca u mbajt në kuadër të procesit në mungesë ndaj Adnon Jasharit, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.
Më 22 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti ndaj Jasharit aktakuzë për vrasje të rëndë.
Kastrati u vra me armë zjarri më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa ishte duke shkuar në fakultet.
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta publike, pasi Diana Kastrati kishte kërkuar më herët nga institucionet urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, por nuk e kishte marrë atë në kohë.
Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…
Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…
Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…
Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa…
Mëngjesin e sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë këtë gjithë territorin e rrethit të Bulqizës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin…