Categories: kosovë

Vrasja e Diana Kastratit, kërkohet gjykimi në mungesë ndaj Adnan Jasharit

Pas pesëmbëdhjetë vitesh nga vrasja e Diana Kastratit, ngritja e aktakuzës dhe kërkesa për zhvillimin e gjykimit në mungesë ndaj Adnan Jasharit kanë rikthyer shpresën se rasti do të përfundojë në institucionet e drejtësisë.

Diana Kastrati u vra në maj të vitit 2011, në një udhëkryq në Prishtinë, pasi u qëllua nga ish-partneri i saj, Adnan Jashari. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që procedura gjyqësore ndaj tij të zhvillohet pa praninë e të akuzuarit.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë ndodhi 22 ditë pasi Diana kishte kërkuar masë emergjente mbrojtjeje nga Gjykata Komunale në Prishtinë, duke pretenduar se ishte kërcënuar ajo dhe vajza e saj. Kërkesa nuk ishte shqyrtuar në kohë, ndonëse ligji parashikonte që gjykata të merrte vendim brenda 24 orëve.

Në aktakuzë thuhet se Jashari e kishte qëlluar dy herë me armë zjarri, duke e goditur në qafë, në kryqëzimin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

Gjykata ka publikuar gjithashtu një thirrje për Adnan Jasharin, duke i kërkuar të dorëzohet dhe të paraqitet para saj, në mënyrë që procesi të zhvillohet në praninë e tij.

“Konform nenit 303 paragraf 8 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata i bën thirrje të akuzuarit Adnan Jashari të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet në prezencë të tij. Gjykata i bën thirrje çdo personi që ka informacion policisë, me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuarit Adnan Jashari në këtë çështje penale”.

Avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar nisjen e procedurës një satisfaksion për familjen dhe të afërmit e Diana Kastratit.

Sipas tij, edhe pse çështja është shoqëruar ndër vite me vonesa të shumta, zhvillimi i gjykimit krijon pritshmëri që drejtësia të shprehet.

“Ngritja e aktakuzës dhe fillimi i procesit gjyqësor përmes gjykimit në mungesë për vrasjen e të ndjerës Diana Kastrati, përbëjnë një satisfaksion për familjen dhe të afërmit e saj.

Ndonëse ky proces është përcjellë me shumë vonesa, megjithatë është një shpresë që drejtësia ta thotë fjalën e saj, sado e vonuar që është ajo”, ka deklaruar Bajraktari.

Avokati ka sqaruar se ligjet në fuqi e lejojnë gjykimin në mungesë për veprën penale që i atribuohet të pandehurit.

“Për veprën penale të vrasjes së rëndë, me të cilën akuzohet i pandehuri, legjislacioni mundëson zhvillimin e gjykimit në mungesë”, ka theksuar ai.

Sa i përket mundësisë së ekstradimit, Bajraktari ka shpjeguar se kjo procedurë varet nga rregullat e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe nga vendimi i shtetit ku ndodhet i pandehuri.

“Ndërkaq, çështja e ekstradimit të tij i përket fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe realizimi i tij varet nga vullneti dhe vendimmarrja e shtetit në të cilin ndodhet i pandehuri”, ka deklaruar Bajraktari.

të fundit

Real Madridi siguron talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel

Real Madridi ka fituar garën për talentin e madh të Manchester Unitedit, JJ Gabriel.Sipas raportimeve të gazetarit së “Sky Sport”,…

14 minutes ago

“Kushdo që e bëri këtë do e paguajë shumë shtrenjtë”/ Sulmohet fizikisht gazetari Elton Tozaj, ndan pamjet e rënda pas dhunimit: Nuk më ndalni dot

Një ngjarje e rëndë duket se ka ndodhur me Elton Tozajn, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto…

32 minutes ago

Besfort Zeneli shënon dy herë ndaj Celta Vigos në Ligën e Evropës

Royale Union SG ka arritur ta përmbysë epërsinë në përballjen ndaj Celta Vigos.Më meritori ishte ish-ylli i Kosovës, Besfort Zeneli…

32 minutes ago

California moves to end death sentences, with 548 prisoners expected to avoid execution

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka njoftuar se do të ndryshojë dënimet me vdekje për të gjithë 548 të burgosurit…

33 minutes ago

Noka: European Commission report a severe blow to Albania, Rama is in the final kilometer toward Ergys Agasi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka në emisionin Prime News24 tha se raporti i KE-së është një goditje e…

34 minutes ago

Berisha comments on Republicans’ defeat in the US: It was caused by rising prices, tariffs and the war with Iran

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes së pozicioneve të…

34 minutes ago