Mbrojtësi Betim Fazliji është bërë pjesë e grumbullimit të Kosovës për sfidat e këtij muaji në Ligën e Kombeve, pas mungesave të konfirmuara në përfaqësuese.
FFK njoftoi të martën se futbollisti i St. Gallenit do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
None found
Fazliji, 27 vjeç, i cili mund të luajë edhe në rolin e mesfushorit defensiv, rikthehet te Kosova pas pesë muajsh. Paraqitjen e fundit me përfaqësuesen ai e kishte në miqësoren kundër Andorrës, të zhvilluar në qershor.
Që prej debutimit në vitin 2020, mbrojtësi ka zhvilluar 23 ndeshje me Kosovën. Gjatë këtij sezoni te St. Galleni, ai ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat, me një gol dhe një asistim.
Në këtë grumbullim nuk do të jenë Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, të dy për shkak të lëndimeve, ndërsa pjesëmarrja e Lumbardh Dellovës ende mbetet në dyshim.
Gjithashtu, për këto dy ndeshje nuk do të jenë të gatshëm as Albian Hajdari dhe Vesel Demaku. Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.
Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…
Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…
Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa…
Mëngjesin e sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë këtë gjithë territorin e rrethit të Bulqizës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin…
Napoli po planifikon të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me synimin për…