Klubi i Skënderbeut ka informuar publikun për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj.
Takaj u dërgua urgjentisht një ditë më parë në QSUT, pas komplikacioneve në zemër. Sipas klubit korçar, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses.
None found
Gjendja e presidentit paraqitet normale dhe nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tij. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, familja Takaj falënderoi të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe inkurajuese.
“Për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila rezultoi e suksesshme. Situata është normale dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për presidentin. Familja Takaj shpreh mirënjohje për të gjitha mesazhet inkurajuese. Para Skënderbe”, thuhet në njoftimin e klubit.
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, në orën 10:30, në zonën e Gjirit të Lalzit. Në qendër…
Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin,…
Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…
Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…
Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa…