Categories: maqedoni

Në Shkup sekuestrohen drogë dhe para, arrestohet një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar me inicialet F.S. është ndaluar në Shkup pasi policia gjeti marihuanë gjatë kontrollit personal. Më pas, me urdhër gjykate, u bastisën edhe banesa dhe ambientet e tjera që lidhen me të.

Rasti u regjistrua më 9 nëntor 2026, rreth orës 18:40, në një shteg për këmbësorë pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit.

Të lidhura

None found

Kontrollin e kreu Njësiti kundër Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup. Gjatë tij, policët gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

Bastisja në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të dyshuarit u krye në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së. Aty u sekuestruan gjithashtu një substancë e bardhë pluhurore dhe para.

MPB-ja njofton se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Mjegulla e dendur përfshin aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, krijohet vështirësi në qarkullim

Mëngjesin e sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë këtë gjithë territorin e rrethit të Bulqizës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin…

4 minutes ago

Napoli synon katër afrime në janar, Allegri kërkon ndryshime në skuadër

Napoli po planifikon të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me synimin për…

10 minutes ago

Seanca për vrasjen e Diana Kastratit shtyhet për 23 dhjetor

Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor,…

11 minutes ago

Jericole Hellems dhe Bora ndërpresin bashkëpunimin

Basketbollisti amerikan, Jericole Hellems nuk është më pjesë e skuadrës së Borës nga Prishtina. Klubi i Superligës së Kosovës, të…

17 minutes ago

E rëndë në Pogradec/ Punëtori bie nga skela gjatë punës, dërgohet me urgjencë drejt Spitali të Tiranës

Një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen nr. 1 të qytetit të…

18 minutes ago

Manchester United shqyrton mundësinë e emërimit të Pochettinos dhe klauzola e tij kap vlerën e 8.6 milionë eurove

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, në rast se klubi vendos ta shkarkojë Michael…

22 minutes ago