Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, gjithçka nis pas një goli (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në ndeshjen e Ligës së Dytë në Kosovë, mes skuadrës së Fushë Kosovës dhe Vjosës.

Gjithçka ka nisur pas goli të parë të shënuar nga Fushë Kosova, me penallti, teksa gjatë kohës kur ata po festonin, miqtë kërkuan të nisnin menjëherë lojën, por kjo iu ndalua nga arbitroi i ndeshjes.

Kjo ka irrituar së tepërmi lojtarët e Vjosës, të cilët më pas kanë nisur përplasjet me futbollistët kundërshtarë, ku nuk munguan grushtet dhe shqelmat mes palëve. Një sherr masiv u shfaq në fushë, diçka që më pas detyroi arbitrin e ndeshjes të ndërpriste sfidën.


Shtuar 17.04.2021 20:25