Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se refuzimi për t’i votuar nënkryetarët e Kuvendit po shërben si instrument politik.
Të lidhura
None found
Në emisionin Debat Plus, ai bëri të ditur se Kujtim Shala i LDK-së dhe Vlora Çitaku e PDK-së nuk mund të llogarisin në votat e LVV-së për pozitat e nënkryetarëve.
Rexhaj deklaroi se mosvotimi i tyre është një mjet politik dhe se Shala nuk e ka mbështetjen e LVV-së. Ai përmendi një marrëveshje të arritur me shumë vështirësi, duke treguar se ishte gëzuar dhe kishte ndier një lloj euforie kur e kishte parë, pasi e konsideronte një zhvillim të mirë dhe një shpresë për Kosovën. Megjithatë, sipas tij, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala, të cilët tha se i njeh dhe i respekton, po e zhvillojnë garën brenda LDK-së duke përdorur kontekstin aktual politik, gjë që ai nuk e vlerëson të drejtë. Rexhaj shtoi se LVV-ja nuk ka votë as për Vlora Çitakun.
Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare me 62 vota, Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta përmbyllte procesin e konstituimit. Procedura u bllokua në fazën e përzgjedhjes së pesë nënkryetarëve, ndërsa vazhdimi i seancës u shty për sot.
