Reperja e njohur sulmon Melindën: Dy muaj pasi i vdiq nëna dridhet në tanga (FOTO LAJM)

Melida Ademi publikoi këngën e saj të re me titull “Qa din ti”, që duket si një “diss” i fortë ndaj kolegeve, ndonëse nuk ka përmendur emra. Në videoklip ajo shfaqet si gjithnjë provukuese dhe shumë tërheqëse teksa për 24 orë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”. Mirëpo, duket se paraqitja e saj në klip nuk i ka pëlqyer aspak Gjira Kajtazit, e cila konsiderohet si rivalja e Melindës.

Ajo ka shprehur kritikat e saj përmes një statusi në Instastory, ku duket se ka shkuar më tej rivalitetit të tyre, duke i përmendur Melindës të ëmën e ndjerë. Gjira shkruan se nuk arrin të kuptojë se si mund të dalë e veshur Melinda në atë formë, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë.

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Kujtojmë se Melinda humbi të ëmën më 3 mars të këtij viti, pasi nuk fitoi dot betejën me kancerin e gjirit. Pavarësisht dhimbjes, reperja ka vendosur të rikthehet në rrjete sociale dhe muzikë duke e kthyer dhimbjen në forcë.


Shtuar 2.06.2021 09:39