Reperi turpëron Feron: Ka 80 mijë euro borxhe

Reperi Fero zbuloi disa ditë më parë se ka planifikuar që deri në fund të vitit të sjellë në tregun muzikor plot 15 projekte. Gjithashtu ai vendosi që të hidhte edhe një thumb për të gjithë “konkurrentët” e tij në muzikë, të cilët më herët i ka akuzuar se blejnë klikime.

Si pasojë, Fero duket se ka vendosur që njërit prej videoklipeve të tij t’ia blejë klikimet, thjesht për të treguar që kjo është diçka që bëhet fare lehtë dhe e bën shumica, për të gjithë ata që s’e besojnë.

Pas kësaj deklarate që ka bërë bujë, ka reaguar Capital Bra, me të cilin Fero ka një bashkëpunim. Duket se ai është prekur nga fjalët e reperit, të cilat i ka interpretuar si tentativë për vëmendje.

Sipas reperit gjerman, Fero i ka 80 mijë euro borxh menaxherit të tij, duke iu referuar kështu bashkëpunimit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, Fero nuk është kursyer ndaj reperit gjerman dhe ka publikuar video teksa e ofendonte rëndë, imazhe të cilat ia fshiu Instagram-i për thyerje të etikës dhe fjalorit të përdorur.


Shtuar 10.05.2021 15:21