Rama për Presidenten e re të Kosovës: Ju uroj mbarësi dhe sukses në këtë periudhë të vështirë

Pas një bllokimi të gjatë politik, Kosova ka zgjidhur një nga çështjet kryesore institucionale, duke zgjedhur Presidenten e re të Republikës.

Të lidhura

None found

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas këtij zhvillimi, të cilin e konsideron një hap që rikthen funksionimin e plotë të institucioneve. Sipas tij, zgjedhja vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.


Shtuar më 7.10.2026 09:04