Qytetarët e Kosovës të bllokuar në kufijtë e Serbisë/ Opozita e quan provokim nga shteti serb

Janë bërë mbi 12 orë që disa qytetarë të Kosovës ende janë duke pritur në pikë kalimin kufitar Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari pasi autoritetet serbe nuk po i lejojnë që të vazhdojnë rrugën për në destinacionet e caktuara.

Për këtë ngjarje ka pasur shumë reagime nga institucionet vendore si dhe ato ndërkombëtare, por edhe partitë opozitare në vend e kanë dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufijtë e tyre.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufirin Kroaci-Serbi e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre.

Ai këtë veprim të policisë serbe e ka quajtur provokim.

“Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka thënë Tahiri./ D.M

 


Shtuar 17.04.2024 14:58