Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e derivateve: Çmimet janë të papërballueshme

Çmimet gjithnjë e më të larta të derivateve po rëndojnë më tej buxhetet e qytetarëve të Kosovës, të cilët tashmë përballen me një kosto të lartë jetese.

Të lidhura

None found

Të premten, një litër naftë kushtonte 1.79 euro, benzina kishte arritur në 1.52 euro për litër, ndërsa gazi shitej me 0.62 euro. Qytetarët thonë se këto nivele çmimesh janë të papërballueshme.

Sipas tyre, pasojat nuk kufizohen vetëm te shpenzimet familjare për karburante. Ata vlerësojnë se rritja e kostove të transportit mund të sjellë shtrenjtimin e produkteve dhe të shërbimeve të tjera.

Mërgimtari Brahim Vrellaku tha se çmimet në Kosovë janë tepër të larta në raport me pagat që marrin qytetarët, ndërsa situatën e lidhi edhe me krizën institucionale.

Ai tregoi se, gjatë udhëtimit nga Italia drejt Kosovës, në Kroaci e kishte gjetur naftën të paktën 50 për qind më të lirë sesa në Kosovë, ndërsa në Shqipëri çmimi kishte qenë më i lartë. Vrellaku e cilësoi katastrofik çmimin aktual në Kosovë kur krahasohet me pagat vendore. Sipas tij, përderisa vendi nuk ka shtet, Kuvend dhe Qeveri funksionale, jo vetëm naftëtarët, por edhe personat në dogana nuk e dinë se sa mall hyn, çfarë del apo çfarë po ndodh. Ai tha se gjendja në Kosovë është katastrofike dhe se këto çmime nuk mund të përballohen aspak.

Edhe Rrustem Avdiu i quajti çmimet të pakuptueshme, të paarsyeshme dhe shumë të rënda për qytetarët.

Avdiu deklaroi se situata është katastrofike dhe fajësoi Qeverinë për të. Ai tha se populli e voton këtë Qeveri, por, sipas tij, ajo synon vetëm shkatërrimin e Kosovës dhe nuk sjell përparim. Qytetari shtoi se as çmimi i naftës dhe as çmimet e produkteve të përditshme nuk janë të arsyeshme, pasi po rriten çdo ditë. Ai u shpreh se nuk e kupton se si po arrin populli të mbijetojë, duke e cilësuar këtë një problem shumë të madh.

Muharrem Faiku, ndërkaq, theksoi se shtrenjtimi i naftës ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Ai tha se derivatet janë shumë të shtrenjta dhe të papërballueshme. Sipas Faikut, sa herë që rritet çmimi i naftës, shtrenjtohen më pas edhe produkte të tjera për shkak të kostove të transportit dhe shpenzimeve të ndërlidhura. Ai tregoi se edhe më herët nuk e përdorte shumë veturën dhe lëvizte kryesisht me biçikletë, ndërsa çmimet aktuale ia kufizojnë edhe më tepër mundësinë për ta përdorur automjetin.


Shtuar 22.08.2026 18:07

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Giriş