Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë publike të dhënat e fundit për lëvizjen e automjeteve në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara sot në orën 07:20.
Të lidhura
None found
Gjendja në të gjitha pikat kufitare raportohet e qetë dhe pa pritje të gjata. Në pjesën më të madhe të tyre, automjetet presin nga 3 deri në 5 minuta, si gjatë hyrjes, ashtu edhe në dalje.
Kohë më e gjatë pritjeje është regjistruar te Dheu i Bardhë, ku ajo arrin deri në 20 minuta, ndërsa në Merdarë pritja në dalje shkon deri në 30 minuta.
Edhe qarkullimi i kamionëve zhvillohet pa kolona. Në të gjitha pikat kufitare, koha e pritjes për mjetet e rënda është 3-5 minuta në hyrje dhe në dalje.
