Reperi Getinjo ka publikuar në InstaStory një foto të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe duket se kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit.
Ai ka treguar vetë në një tjetër Story në Instagram se 1000 ndjekës i janë larguar mënjehërë pas kësaj.
“Po e shoh që 1000 ndjekës më paskan hequr vetëm pse kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën. Jam gjithmonë me ata të dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po turp duhet të ju vijë, aq di të ju them. Hajde natën e mirë”, u shpreh ai në InstaStory.