Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u mbush sërish të shtunën në mbrëmje me qytetarë që protestuan kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Tubimi i fundit shënoi protestën e 18-të të zhvilluar radhazi. Pjesëmarrësit e cilësojnë aktgjykimin si të padrejtë dhe kërkojnë ndërhyrje në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë së njëjtës ditë, platforma “Liria ka emër” organizoi para Kuvendit të Kosovës një aksion, përmes të cilit u kërkoi deputetëve të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar ndryshimet ligjore.
Gjykata Speciale dënoi më 16 shtator Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Qeveria e Kosovës deklaroi më 2 tetor se nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka pengesa ligjore.
Megjithatë, Kuvendi ende nuk i ka miratuar ndryshimet e propozuara. PDK-ja ka njoftuar se mbështetjen e saj për zgjedhjen e presidentit e kushtëzon me miratimin e këtyre ndryshimeve.
Afati i përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor.
