Hamza: PDK-ja voton Presidentin pasi të miratohet ligji për Specialen

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij vazhdon ta kushtëzojë votën për Presidentin me miratimin e projektligjit të propozuar nga PDK-ja.

Të lidhura

None found

Hamza sqaroi se kërkesa e partisë është që ligji të votohet përfundimisht në dy lexime. Sipas tij, pas këtij miratimi, PDK-ja është e gatshme që në të njëjtën ditë, gjatë seancës së radhës, të diskutojë për zgjidhjen e çështjes së Presidentit dhe të japë votat e saj.

“Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit me dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojmë, të gjejmë zgjidhjen për Presidentin edhe t’i japim votat për Presidentin”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së bëri të ditur se diskutimet me Kurtin kanë përfunduar, por nënvizoi se mbeten edhe disa ditë gjatë të cilave mund të arrihet një marrëveshje.

“Bisedat i kemi përfunduar. Po, janë edhe disa ditë ku ke mundësi me arritë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, u shpreh ai.

Hamza theksoi se pozicioni i PDK-së nuk ka ndryshuar. Ai shtoi se miratimi i këtij ligji nuk kërkohet vetëm për interesat e partisë, pasi çështja, sipas tij, shkon përtej nevojave të PDK-së.

“Përndryshe, kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, tha kryetari i PDK-së.

Takimet mes liderëve politikë po mbahen në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Afati kushtetues për përzgjedhjen e kreut të shtetit skadon më 6 tetor.


Shtuar më 3.10.2026 19:39

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet