Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditura rrethana tronditëse lidhur me vdekjen e një gruaje, për të cilën dyshohet se përgjegjës është bashkëshorti i saj 81-vjeçar, Bardhi Dushi.
None found
Sipas raportit të organit të akuzës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 00:05, në banesën ku çifti jetonte në Prizren.
Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se, pas një konflikti verbal me bashkëshorten, i dyshuari dyshohet se e ka dhunuar fizikisht, duke i goditur dhe përplasur kokën disa herë në tokë.
Për pasojë, gruaja ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur nga Prokuroria.
Pas incidentit, i dyshuari dyshohet se është përpjekur të largojë gjurmët, ndërsa më vonë ka lajmëruar familjarët për atë që kishte ndodhur.
Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar gjykatës që ndaj të dyshuarit të caktojë 30 ditë paraburgim. Ai aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, inspektoi sot punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe u informua…
Prej ditësh emri i Grida Dumës është kthyer në një nga emrat më të përfolur në vorbullën mediatike e politike,…
EgnatiaEgnatia do të përballet mbrëmjen e sotme me Lillestrom, në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e “play off”…
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, njoftoi sot se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim lidhur me…
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, inspektoi sot punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe u informua…
Familja e Ueda Ndrecajt dhe Arlind Gashit po zgjerohet! Çifti, historia e dashurisë së të cilëve nisi para kamerave të…