Categories: Uncategorized

KOSOVË/ Djali dyshohet për vrasjen e prindërve

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”.

Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri. I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve, raporton Gazeta Express

Të lidhura

None found

Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit nga Prizreni.

Oborri i shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit po qëndron ende i rrethuar me shirita të policisë të cilët tregojnë se një ditë më parë aty ndodhi një ngjarje e rëndë.

Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.

Suada e Sokol Hadri kishin ardhur nga Suedia në Kosovë më 20 janar, ndërkaq po atë natë, djali i tyre A.Hadri kishte ikur nga Kosova.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.

Si ndodhi e tërë ngjarja

Mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në rrugën “Avni Kabashi” në lagjen “Ortakoll” në Prizren, policia gjeti dy trupa të pajetë.

Rrethanat e vdekjes së çiftit ende nuk diheshin, ndërkaq fillimisht rastin e konfirmoi për Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Osmanollaj.

Pas hetimeve të para në vendngjarje, policia gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja.

Po ashtu, në trupat e pajetë të viktimave u gjetën plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pas këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe policia treguan se bëhet fjalë për vrasje.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa mjekët ligjorë dhe policia po qëndronin në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, trupat e pajetë të viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti po cilësohet si “Vrasje e rëndë”.

“VRASJE E RËNDË/Rr. “Avni Kabashi”, Prizren 22.01.2020 – 10:43. Në shtëpinë e tyre, pa shenja jetë është gjetur çifti bashkëshortor (një mashkull dhe një femër) K-Shqiptar. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku. Në trupin e viktimave vërehen plagë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren./

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

50 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

56 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

3 hours ago