Kompania kineze BYD, nëpërmjet markës së saj luksoze Denza, ka kryer një provë mbresëlënëse të fuqisë së makinave hibride. Në këtë demonstrim, modeli SUV Bao 5 arriti të lëvizë një aeroplan Boeing 747-400, i cili peshon rreth 180 tonë, duke përdorur ekskluzivisht dy rrota.
Ngjarja u zhvillua në pistën e aeroportit Dunsfold në Surrey të Anglisë, me qëllim që të vihej në pah kapaciteti i sistemit elektrik të mjetit.
None found
Sipas përfaqësuesve të Denza, kjo është hera e parë në histori që një automjet i prodhimit serik tërheq një aeroplan vetëm me dy rrota dhe gjithashtu rasti i parë kur një Boeing 747 zhvendoset tërësisht me energji elektrike.
Prova u nda në tre etapa të ndryshme.
Në fillim, SUV-i e tërhoqi aeroplanin me të katër rrotat, më pas kaloi në tri rrota dhe në provën finale përdori vetëm dy prej tyre.
Gjatë gjithë testimit, automjeti përshkoi një distancë totale prej 1,600 metrash.
Për ta bërë të mundur këtë sfidë, ekipi i inxhinierëve montoi një strukturë speciale tërheqëse dhe shtoi masë shtesë në mjet për të garantuar ekuilibrin, ndërsa sistemi i fuqisë nuk pësoi asnjë modifikim.
Modeli Denza Bao 5 kombinon një motor benzinë turbo 1.5-litërsh me tre njësi elektrike, të cilat së bashku gjenerojnë 544 kuaj fuqi.
Prova u ndërlikua edhe më shumë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, që reduktoi ndjeshëm fërkimin e gomave me asfaltin.
Pavarësisht kësaj, skuadra arriti ta përfundonte me sukses testin.
Pas demonstrimit, kompania bëri të ditur se inspektimet teknike nuk evidentuan asnjë dëmtim apo shenjë mbingarkese në motor, shasi ose goma.
Me këtë paraqitje, Denza kërkon të dëshmojë se teknologjia hibride dhe motorët elektrikë kanë kapacitet të jashtëzakonshëm edhe në situata ekstreme.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend, reformat strukturore dhe sfidat…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të kësaj partie…
Liridona Bunjaku, shqiptarja me prejardhje nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kualifikuar në çerekfinale të…
Pas ndeshjeve evropiane, Trepça e Bashkimi vazhdojnë garën në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampionia, Trepça, dhe nënkampioni, Bashkimi, përballen…
Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit. Klubi spanjoll, të premten…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për…