Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet pas ndeshjeve evropiane me një përballje që tërheq vëmendjen kryesore. Kampioni në fuqi, Trepça, dhe nënkampioni, Bashkimi, do të ndeshen në kryendeshjen e javës së dhjetë të elitës kosovare.
Dueli i madh është planifikuar për të dielën, duke filluar nga ora 17:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Trepça vjen në këtë takim me moral të lartë, pasi të mërkurën arriti të mposhtë skuadrën kroate Split në kuadër të FIBA Europe Cup. Ajo sfidë u zhvillua pikërisht në arenën pranë lumit Ibër.
None found
Nga ana tjetër, Bashkimi pësoi humbje nga ekipi anglez Manchester në të njëjtën garë evropiane. Skuadra nga Prizreni tashmë ka dalë jashtë garës për objektivat në arenën ndërkombëtare.
Sa u përket pozicioneve në tabelë, Bashkimi qëndron më lart. Ata kryesojnë me 16 pikë, po aq sa kanë edhe Trepça në vendin e dytë dhe Bora në të tretin. Renditja e parë e Bashkimit vjen si pasojë e koshdallimit më të favorshëm.
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, e luajtur në Prizren gjatë javës së tretë, Bashkimi triumfoi me rezultatin 84:76.
Java hapet me një tjetër takim interesant. Të shtunën nga ora 17:00, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Golden Eagle Ylli përballet me Sigal Prishtinën. Ylli renditet i katërti me 14 pikë, ndërsa Prishtina mban vendin e pestë me 12 pikë.
Po të shtunën, por nga ora 19:30, Rahoveci 029 pret Borën e Prishtinës. “Vreshtarët” ndodhen në fund të klasifikimit me 11 pikë, njësoj si Peja në pozitën e gjashtë dhe Vëllaznimi në të shtatën.
Xhiroja përmbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Pejës, e cila luhet të dielën nga ora 19:30 në Gjakovë. Peja ka regjistruar shtatë humbje radhazi në Superligë dhe synon t’i japë fund kësaj serie negative. Megjithatë, Vëllaznimi e sheh këtë si një mundësi për të fituar para tifozëve të vet.
Te Peja vazhdojnë ndryshimet në ekip. Gjatë kësaj jave, klubi pezulloi basketbollistin Daquan Bracey dhe në vend të tij transferoi Kyan Anderson.
Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit. Klubi spanjoll, të premten…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për…
Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka ngritur kallëzime penale kundër dy individëve dhe dy personave juridikë për vdekjen e punëtorit…
Ernest MuçiI pranishëm në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2CNN, ish-futbollisti dhe më pas trajner i futbollit, Eduard Zhupa,…
Sot (e premte), 20 nëntor 2026, është hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, për ndeshjet e “play-off”-it…
Në një reagim në rrjete sociale, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar publikisht ish-zëvendës kryeministres Belinda…