Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur me famë botërore Bebe Rexha.
E para e shtetit Vjosa Osmani ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social Facebook, se Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar anekënd botës.
“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”, shkruan Osmani.
Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të mikpresë yjet më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.