Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë mbyllur hyrjen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa qytetarë vijojnë të qëndrojnë pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Prania e efektivëve në terren është shtuar dhe qasja në zonën ku po zhvillohet protesta është kufizuar.
Këto masa sigurie janë ndërmarrë pak orë përpara skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Ndërkohë, protestuesit kërkojnë që Kuvendi të miratojë në lexim të dytë Ligjin për Specialen.
