Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Noizyt

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Rigels Rajkut si dhe Bahtijar Bajraktarit.

Të njëjtit janë në kërkim nga policia për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected].

Noizy ndërkohë pak ditë më parë u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër,

Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni.

Përkundër kësaj, reperi ka mohuar të jetë përfshirë në diçka të tillë përmes reagimeve që ka bërë në rrjete sociale, gjersa tha se ka ikur menjëherë pas koncertit.


Shtuar 5.08.2024 19:23