Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e një 18-vjeçari në Podujevë të Kosovës janë vendosur në paraburgim nga Gjykata e Prishtinës.
Vendimi për dy të rinjtë që përplasën me makinë dhe dhunuan për vdekje Lulzim Fejzullahun u bë me dije nga zëdhënësja e gjykatës sipas mediave në Kosovë.
Pas vendimit të dy janë dërguar menjëherë në burg, ndërsa detajet mbi rastin e rëndë vijojnë të hetohen nga autoritetet përkatëse.
Nga raportet e deritanishme është bërë me dije se Lulzim Zejnullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Zejnullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën.