Përparim Rama sqaron transferet bankare drejt Britanisë së Madhe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj pretendimeve për kalimin e një shume të konsiderueshme parash nga Kosova në Britani të Madhe, duke theksuar se bëhet fjalë për transferta të ligjshme mes llogarive të tij bankare.

Të lidhura

None found

Reagimi i tij erdhi një ditë pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë i dorëzuan hetuesisë disa materiale, të cilat, sipas tyre, u janë përcjellë nga një sinjalizues anonim.

Dokumentet pretendojnë se një shumë e konsiderueshme parash është transferuar nga një llogari në Kosovë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Asamblistët e LVV-së në kryeqytet kanë deklaruar se lidhur me këtë rast kanë nisur hetime nga autoritetet e Kosovës dhe ato britanike.

Gjatë përgjigjes për këtë çështje, Rama deklaroi se ka llogari bankare në të dyja vendet dhe se paratë janë transferuar nga një llogari në pronësi të tij në një tjetër llogari të tijën.

Rama tha se transferet janë kryer nga llogaria e tij në llogarinë e tij.

“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th. transferet bankare janë totalisht legjitime dhe nuk ka asnjë problem. Janë prej kontos time në konton time”, ka thënë Rama.


Shtuar 27.08.2026 12:54

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom