Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, zhvilloi një takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij takimi, ajo përcolli qëndrimin e BE-së se Kosova duhet të kapërcejë ngërçin politik dhe të vijojë sa më shpejt me formimin e institucioneve të reja.
Palatova nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përparimit të reformave dhe të përdorimit të plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së.
Sipas saj, ky plan synon të mbështesë zhvillimin e Kosovës si një shtet shumetnik me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë bisedës, Palatova deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri më i fuqishëm i Kosovës.
