Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër, në orën 09:00, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe votimin e qeverisë së re, të zhvilluar të dielën.
None found
Njoftimi do të bëhet përmes një konference për media para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. PDK-ja do të përfaqësohet nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.
Gjatë ditës, kjo parti deklaroi se e vlerëson Kuvendin si të pakonstituuar dhe Qeverinë si jokushtetuese.
Ndërkohë, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u zgjodh qeveria e re, kryeministri i rizgjedhur Albin Kurti i kërkoi PDK-së të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit. Sipas Kurtit, ky hap do t’i mundësonte PDK-së angazhimin në punën e komisioneve parlamentare.
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…
Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar…
Harry Kane u shpall sulmuesi më i mirë i vitit pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Anglinë.…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…