Categories: kosovë

BE: Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë

Bashkimi Evropian deklaroi se është informuar për votimin e së dielës, përmes të cilit u konstituua Kuvendi i Kosovës dhe u formua Qeveria e re, por nënvizoi se vlerësimi për pajtueshmërinë e këtyre veprimeve me Kushtetutën i takon Gjykatës Kushtetuese.

Të lidhura

None found

“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë seancës konstituive të së dielës, më 13 shtator, Kuvendi zgjodhi nënkryetarët nga Lidhja Demokratike e Kosovës, komuniteti serb dhe pakicat joserbe. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të përfunduar konstituimin e organit ligjvënës, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari që i takon Partisë Demokratike të Kosovës, forcës së dytë politike në vend.

Disa orë pas kësaj, deputetët zhvilluan një seancë të jashtëzakonshme ku miratuan Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, ndërsa të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

PDK-ja, e cila mungoi në seancën konstituive, e kishte tërhequr më herët kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, pasi LVV-ja nuk e kishte mbështetur atë në seancën e 11 shtatorit. Më vonë, LVV-ja deklaroi se do ta votonte Çitakun, por PDK-ja nuk u paraqit në seancë.

Në 11 shtator ishte zgjedhur edhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LVV-së, ndërsa Albulena Haxhiu ishte votuar në krye të Kuvendit gjatë seancës së mëparshme, të zhvilluar më 9 shtator.

Pas këtyre zhvillimeve, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme ndaj Kuvendit të ri. Partia kërkoi që masa të qëndrojë në fuqi deri në shqyrtimin e përputhshmërisë së procesit të konstituimit me Kushtetutën.

Komisioni Evropian konfirmoi gjithashtu se BE-ja është në dijeni të kësaj kërkese dhe përsëriti se vendimi për të i takon Gjykatës Kushtetuese.

Ankesa u dorëzua të hënën në mëngjes nga deputetët e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, në emër të kësaj partie.

Pas paraqitjes së kërkesës, Tahiri u shpreh para mediave se fillimisht duhet të miratohet një masë e përkohshme, “në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata më të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Përfaqësuesit e PDK-së pretendojnë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila është në pushtet, ka shkelur afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, si dhe rregullin që parashikon thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në përfundimin e këtij procesi.

Në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat skadoi më 7 gusht 2026. /REL

të fundit

Filipçe: Rënia e Vuçiqit po dobëson rrjetin kriminal ballkanik dhe do të prekë lidhjet me Mickoskin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…

31 seconds ago

Rolando Maran thërret Jasir Asanin për përballjet e fundit të Ligës së Kombeve

Jasir Asani Jasir Asani do të rikthehet te Kombëtarja [...]Read More...

2 minutes ago

Lutfi Dalipi përfshihet në formacionin e javës në Zvicër pas golit spektakolar në stilin e Ronaldinhos

Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.Ylli nga Presheva realizoi ndaj…

3 minutes ago

Dion Gallapeni përfshihet përsëri në formacionin e javës në Poloni

Mbrojtësi i Wisla Plock, Dion Gallapeni sërish ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.Ylli i Kosovës dhuroi…

3 minutes ago

Prokuroria e Pejës sqaron veprimet e ndërmarra pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë. Në një konferencë…

10 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj: GLPS calls for accountability over institutional failure

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur sot indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke thënë…

15 minutes ago