Elbasani mori tre pikët përballë Dinamos falë një goli të vetëm, të shënuar nga Mazari në minutën e 85-të. Ndeshja e luajtur në shtëpinë e verdhebluve u mbyll me rezultatin 1-0. Pas takimit, një nga anëtarët e stafit teknik të Elbasanit, Hektor Idrizaj, dha komentet e tij për mediat.
“Ishte një ndeshje plot emocione, por edhe me gabime që nuk i prisnim, një lloj bllokimi? Vëzhgimi është i drejtë. Unë mendoj se nuk duhen parë si gabime, por si pasojë e tensionit të lojës. Kur përballen dy ekipe cilësore, secili jep maksimumin dhe kishte kalime të shpejta nga njëra fushë në tjetrën, me hapësira të hapura,” tha ai.
None found
Idrizaj vijoi duke analizuar aspektet takike: “Në presionin mbrojtës nuk ishim mjaftueshëm të vendosur që në krye. Gabuam në kohën e presionit me pesëshin tonë. Kishte raste kur Dinamo mbushnte qendrën me lojtarë dhe ne nuk reaguan në kohë brenda pjesës së parë. Dihet që Dinamo ka një manovër të shpejtë dhe të organizuar. E vumë re këtë dhe e korrigjuam gjatë pushimit. Ata tentonin të krijonin epërsi numerike në krahë, duke e ditur që ne luanim me tre mbrojtës. E gjitha varej nga momenti i presionit.”
Kur u pyet për ndikimin e zëvendësimeve të bëra nga Dinamo, ai u përgjigj: “Na favorizoi, por kjo lidhet me faktin që ne e kemi fushën të ndarë në pesë zona. Ajo që besoj se funksionoi ishte shkallëzimi dhe diagonalja e shkurtër e Ibrahimit.”
Në lidhje me ndryshimin e fytyrës së ekipit mes dy pjesëve, Idrizaj theksoi: “Nuk bëhet fjalë vetëm për komponentin taktik, por për të gjithë elementët e lojës. Lojtarët ishin më të qartë dhe më të përqendruar. Të luash një ndeshje me dy pamje kaq të ndryshme kërkon karakter të fortë sportiv.”
Në fund, ai nuk la pa përmendur edhe një shaka për trajnerin Glen Daja: “A do të gjejmë ndonjë ilaç për t’i mbrojtur zërin Glenit? Kemi nisur me çaj për momentin, por do ta mendojmë gjatë rrugës (qesh),” përfundoi Idrizaj.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës.…
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Julio Salinas, ka kritikuar klubin katalunas për lejimin e largimit të mbrojtësit Inigo Martinez, duke e cilësuar…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilat…
Përmes një postimi në Facebook, ai rikthen në vëmendje zhvillimet e Konferencës së Rambujesë, mbështetjen amerikane për Kosovën dhe pretendimet…
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka pritur në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen,…