Pasi RTK ia ndaloi transmetimin e intervistës me teologun, Adelina Ismaili do e publikojë atë në Facebook

Pasi RTK bëri të ditur se misioni “Show i së premtes”, ku i ftuar ishte teologu Drilon Gashi, nuk u transmetua “pas një shqyrtimi të hollësishëm”, autorja e emisionit Adelina Ismaili njoftoi se do ta publikojë emisionin e plotë në Facebook.

Në reagimin e saj, Ismaili tha ndër të tjera se beson ende në liri dhe jo në robëri.

Reagimi i plotë:

Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri.

Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë.

Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini”.

Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam.

Jam Adelina juaj tash e 38 vite.

Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë.

Nga zemra faleminderit për mbështetjen.


Shtuar 2.03.2024 20:00