Pas vizitës në Shqipëri, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Robinson mbërrin në Kosovë

Pas Shqipërisë Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson e ka vizituar sot Kosovën.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e policisë, Gazmend Hoxhën, ai u takua edhe me ambasadorin amerikan në vend, Jeffrey Hovenier.

Të lidhura

None found

“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit  janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”.


Shtuar 20.03.2024 19:54