Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, nuk dha deklaratë për mediat pas takimit në Presidencë mes liderëve të subjekteve politike, të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Të lidhura
None found
Gjatë largimit nga ndërtesa e Presidencës, gazetarët e pyetën Kurtin pse nuk po e thërret seancën konstituive dhe nëse kishte diskutuar për këtë çështje me kryesuesin Avni Dehari.
Kurti dha vetëm një përgjigje të shkurtër: “Unë nuk thërras seancë”.
Takimi i iniciuar nga Haxhiu kishte për synim shqyrtimin e rrugëve për kapërcimin e ngërçit institucional, si dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për presidentin.
