Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, ku një polic nxorri armën për të ndaluar një qytetar, i cili po tentonte të largohej.
Polici dëgjohet të flasë fillimisht serbisht duke thënë “stoj-ndalo” dhe më pas nxjerr armën e ia drejton personit që tenton të largohet duke u thirrur kësaj radhe shqip “përtokë”.
Nuk dihet ende se çila është arsyeja se përse polici ndaloi këtë person pasi videoja është filmuar nga një qytetar, kurse përreth janë mbledhur shumë kureshtarë për të parë ç’po ndodhte.