Paralajmërohen 22 dorëheqje në degën e Vetëvendosjes në Podujevë

Kandidati për kryetar të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bedri Maqastena, ka thënë se 22 kryetarë të pikave të kësaj partie janë gati të japin dorëheqje, pasi ai s’është certifikuar për garë nga qendra kryesore e VV-së.

Maqastena tha se nuk i di arsyet dhe se qendra po refuzon t’ia dërgojë arsyet e mos certifikimit.

“22 kryetarë të pikave po duan të japin dorëheqje, por jam duke u munduar që ata të mos japin dorëheqje. Nga qendra e VV-së kanë refuzuar që arsyet të m’i dërgojnë në mënyrë zyrtare”, është shprehur Maqastena për Klankosova.

Kandidaturën për të parin e VV-së në Podujevë e kanë paraqitur vetëm dy persona, Shpejtim Bulliqi dhe Bedri Maqastena.


Shtuar 9.09.2022 20:53