Pantina zbulon pritshmëritë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se kryetari i saj ka vendosur ta thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, pasi është siguruar mbështetja me nënshkrime e të paktën një të tretës së delegatëve të Kuvendit, siç përcaktohet në statut.

Të lidhura

None found

Në njoftimin zyrtar thuhet se vendimi është ndërmarrë duke respektuar Statutin e LDK-së dhe procedurat e brendshme të organizimit.

Mbledhja e jashtëzakonshme është paraparë të zhvillohet të enjten, më 30 korrik. Në të pritet të diskutohen zhvillimet e fundit në parti, si dhe çështje që kanë të bëjnë me organizimin dhe udhëheqjen e LDK-së.

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se qëllimi i thirrjes së këtij Kuvendi është votëbesimi ndaj kryetarit aktual.

Duke folur për “Bota sot”, Pantina është shprehur se pas këtij procesi pret të krijohen kushtet për zgjedhje të reja brenda LDK-së. Sipas saj, çdo kandidat i interesuar duhet të ketë mundësi të shpalosë vizionin dhe strategjinë për ta rikthyer partinë te fitorja.

“Qëllimi për të cilin është thirrur Kuvendi i LDK-së është i qartë: votëbesimi për Kryetarin.

Pritshmëria është që më pas t’i hapet rruga zgjedhjeve të reja në LDK, duke i dhënë mundësi secilit të interesuar të kandidojë, të prezantojë vizionin për të ardhmen e partisë dhe strategjinë përmes së cilës ajo mund të rikthehet fituese”, ka deklaruar Pantina.


Shtuar 30.07.2026 12:13

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet