Ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit filloi me shumë polemika dhe u mbyll ashtu.
Një ndërhyrje e ashpër e Kushtrim Gashit në Arbnor Ramadanin, nxeu gjakërat e futbollistëve.
Skuadra e Ballkanit ka publikuar disa pamje ku shihet asistent trajneri i Llapit teksa godet me grusht lojtarin e klubit suharekas.
“Shikoni trajneri i Llapit qysh e godet me grusht lojtarin tonë”, ka shkruar skuadra e Ballkanit në rrjetet sociale.
Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Blendi Baftiu.