kosovë

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Gjykata merr vendim për Naim Murselin dhe dy personat e tjerë

Naim Murseli i dyshuar si vrasësi i bashkëshortes së tij i Liridona Ademaj, si dhe dy persona të tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendimin që tre autorët e dyshuar të vrasjes së Liridona Ademajt, të qëndrojnë në qeli deri në datën 25 tetor.

Të lidhura

None found

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit e katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023, i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

Për të Gjykata Supreme, kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri, pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy Gjykatave më të ulëta, të cilat e linin në paraburgim.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

VRASJA

Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit.

Në deklaratën e bërë nga Gjykata, thuhet se Naim Murseli, i ka dhënë armën Granit Plavës dhe e kishte inskenuar grabitjen.

Ai i ka dalë para makinës, me të cilën po udhëtonte Naim Murseli me Liridonën dhe dy fëmijët.

Bashkëshorti është larguar më fëmijët, ndërsa Granit Plava, ka qëlluar Liridonën në këmbim të 30 mijë eurove.

të fundit

EMRI/ Shpërthimi në “Motor Oil” në Greqi dy ditë më parë, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

1 minute ago

Anthropic përditëson kushtet e përdorimit të Claude dhe ndalon sjelljen “mizore” ndaj inteligjencës artificiale

Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre…

14 minutes ago

Konjufca dënon sulmin në Riad: Kosova qëndron fuqishëm pranë Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…

25 minutes ago

Manuela Arcuri dhe princi 82-vjeçar drejt martesës? Mediat zbulojnë muajin e ceremonisë së mundshme

Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…

33 minutes ago

Real Madrid TV kundër vendimeve të gjykimit pas kartonit të kuq të Vinicius Junior

Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…

33 minutes ago

Interior Ministry launches proceedings against six police officers for excessive use of force

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…

39 minutes ago