Categories: kosovë

Apeli lë në fuqi burgimet e përjetshme për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe me 30 vjet burgim të Kushtrim Kokallës, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Vendimi i Gjykatës Themelore, i shpallur më 21 prill 2026, i kishte njohur fajtorë të tre të akuzuarit dhe u kishte caktuar dënimet përkatëse.

Të lidhura

None found

Kolegji i Apelit përbëhej nga kryetari Mentor Hajra, gjyqtari referues Xhevdet Abazi dhe anëtari Arben Hoti.

Në aktgjykimin e shkallës së parë thuhet se u vërtetua përtej dyshimit të bazuar mirë se Naim Murseli, për shkak të problemeve në marrëdhëniet familjare e martesore, mllefit dhe dëshirës për hakmarrje, kishte planifikuar t’i merrte jetën Liridona Ademajt. Sipas vendimit, pas datës 25 qershor 2022, kur në emër të saj ishte paguar një policë sigurimi jetësor prej 3,000,000 kronash suedeze, Murseli kishte synuar të siguronte edhe përfitim financiar nga vrasja.

Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Murseli nuk vuante nga çrregullime apo sëmundje mendore kur u krye vepra penale. Në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca deklaruan gjithashtu se as Murseli dhe as Plava nuk kishin çrregullime mendore.

Në seancën fillestare të 31 janarit 2025, Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij. Plava nuk dha deklaratë për fajësinë, ndërsa Kokalla tha se do të priste të konsultohej me mbrojtjen. Tom Dodaj, përkundrazi, pranoi fajësinë dhe Gjykata Themelore e dënoi me pesë vjet burgim e 5 mijë euro gjobë.

Më 10 dhjetor 2025, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin për Dodajn dhe ia uli dënimin në tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, për shitjen e armës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishte ngritur aktakuzën ndaj Murselit, Plavës, Kokallës dhe Dodajt më 15 janar 2025.

Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin marrë vesh paraprakisht që Plava ta kryente vrasjen, kundrejt pagesës prej 30 mijë eurosh nga Murseli. Prokuroria pretendon se planin e kishte hartuar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, pas përkeqësimit të marrëdhënieve familjare e martesore dhe nga dëshira për hakmarrje.

Aktakuza thotë se Murseli fillimisht ia kishte treguar planin Kokallës, por ky i fundit kishte refuzuar të gjente një mënyrë për vrasjen. Më pas, Kokalla kishte gjetur Plavën dhe e kishte vënë në kontakt me Murselin. Sipas prokurorisë, armën me 20 fishekë që u përdor në vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli e kishte blerë për 280 euro nga Tom Dodaj.

të fundit

Pse ka kundërshtime ndaj projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë?

Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e…

14 minutes ago

Arteta sqaron gjendjen e David Rayas pas dëmtimit në shpatull

Arsenali ka marrë lajme pozitive për gjendjen e portierit David Raya, pasi trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se lëndimi në…

19 minutes ago

Kallëzim penal ndaj drejtuesit dhe tre punonjësve të “Pyjeve Kombëtare” në Dibër

Drejtori i kompanisë pyjore në Dibër, tre punonjës të "Pyjeve Kombëtare" dhe dy persona të tjerë dyshohen për abuzime në…

23 minutes ago

Kosova dhe Turqia shqyrtojnë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri dhe fusha të tjera

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi konsultime politike në Ankara me homologun e tij…

26 minutes ago

Resigned after student revolt / Aleksandar Vučić: If they try to arrest me, I’ll go on a hunger strike and a million people will take to the streets

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se në rast se do të tentohej arrestimi i tij, do të niste…

30 minutes ago

Endrit Azemi’s father: We knew nothing about the fraud; I apologize to all Albanians

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar…

30 minutes ago