Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, u takua në Athinë me homologun grek, George Gerapetritis. Në bisedë u trajtuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
Një nga çështjet kryesore ishte njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia. Konjufca tha se një vendim i tillë nga Athina do të ndihmonte në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në forcimin e fqinjësisë së mirë në rajon.
None found
Në një postim për takimin, ai vlerësoi mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konsideruar kontribut të rëndësishëm për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Konjufca shprehu gjithashtu gatishmëri për ta intensifikuar bashkëpunimin përmes një dialogu politik më të rregullt dhe lidhjeve më të forta ekonomike.
Në fund, ai bëri të ditur se e kishte ftuar Gerapetritis që takimi i tyre i ardhshëm të mbahet në Kosovë.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaron se fundi politik i Edi Ramës dhe Sali Berishës është afër, duke i…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan…
Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e…
Arsenali ka marrë lajme pozitive për gjendjen e portierit David Raya, pasi trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se lëndimi në…
Drejtori i kompanisë pyjore në Dibër, tre punonjës të "Pyjeve Kombëtare" dhe dy persona të tjerë dyshohen për abuzime në…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi konsultime politike në Ankara me homologun e tij…