kosovë

Vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë në rastin e Liridona Ademajt

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

Të lidhura

None found

“Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024”, tha ajo për Klankosova.tv

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

Ajo nuk kishte arritur të dalë nga vetura, pasi dyshohet se ishte qëlluar në pjesën e qafës më një plumb, duke mbetur e vdekur në vend. Ndërkaq, në deklaratën e tij në polici, Naim Murseli ishte shprehur se kishin pasur probleme martesore dhe që e kishin pamundësuar vazhdimësinë e lidhjes së tyre, mirëpo sipas tij ai nuk ka qenë i informuar që Plava do e kryente vrasjen atë ditë.

Të ndryshme kanë qenë deklaratat e Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës. Plava kishte thënë se kishte kohë që Murseli i bënte presion për t’ia vrarë gruan dhe se ky ishte detyruar sepse kishte probleme financiare dhe shëndetësore.

Ndërkaq, Kokalla ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni mbi vrasjen e Liridona Ademajt. Për vrasjen e Liridona Ademajt ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua dënim maksimal për personat që kanë kryer vrasjen.

Liridona Ademaj, ka lënë pas vetes dy fëmijë.

të fundit

Zyrtarisht: Youri Tielemans kalon te Manchester United

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit belg, Youri Tielemans, nga Aston Villa.Reprezentuesi i Belgjikës ka nënshkruar kontratë me…

6 minutes ago

Prokuroria e Shkupit propozon paraburgim për djalin që vrau të atin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston…

7 minutes ago

Zyrtari korrektues në Dubravë pezullohet për shkelje të dyshuar disiplinore

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar përkohësisht nga puna një zyrtar korrektues të angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës,…

7 minutes ago

Visar Korenica falënderon mbështetësit e Urtinës: Rreth 170 mijë euro nevojiten për trajtimet kundër kancerit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe shprese për të gjithë ata që kanë mbështetur…

12 minutes ago

Zbardhen identitetet e dy viktimave të aksidentit fatal në Qyrkan të Cërrikut, autoritetet nisin hetimet

Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë…

14 minutes ago

Reagim i Ashpër nga Demokratët Evropianë ndaj Thirrjes së Ministres Serbe për Spastrim Etnik në Kosovë

Demokratët Evropianë (EDP) kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte…

17 minutes ago