Osmani: Krimet e dhunës seksuale në luftë nga Serbia gjenocidale synuan dinjitetin njerëzor

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës se dhuna seksuale e ushtruar gjatë luftës nga Serbia gjenocidale kishte për synim goditjen e dinjitetit njerëzor.

Sipas Osmanit, kujtesa, drejtësia dhe mbështetja ndaj të mbijetuarve mbeten obligime të përhershme.

Të lidhura

None found

Në postimin e saj të plotë, ajo është shprehur: “Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, përulemi me respekt para të mbijetuarve që bartën plagë të rënda, por gjetën forcën të vazhdojnë jetën me dinjitet, guxim e luftë të pareshtur për drejtësi.”

Osmani ka theksuar më tej: “Dhuna seksuale në luftë e kryer nga Serbia gjenocidale kishte synim sulmin ndaj dinjitetit njerëzor dhe ishte ndër krimet më të llahtarshme të kryera ndaj mijëra grave e burrave. Prandaj, kujtesa, drejtësia dhe mbështetja për të mbijetuarit mbeten detyrime të përhershme.”

Ajo ka shtuar gjithashtu: “Përgjatë pesë viteve në Presidencë jemi siguruar që zëri i të mbijetuarve të dëgjohet e fuqizohet kudo në botë e nuk kemi lënë vend pa e ballafaquar Serbinë me krimet e kryera. E vërteta nuk do të harrohet kurrë, ndërsa përpjekja për drejtësi nuk do të ndalet.”


Shtuar 19.06.2026 16:09

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet