Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se anëtarët e kësaj partie nuk do të jenë të pranishëm në sallë gjatë procesit të votimit për presidentin e Kosovës.
Kjo deklaratë është kundërshtuar nga Luan Gacaferi i Guxo-s, i cili e ka cilësuar qëndrimin e AAK-së si të papajtueshëm me kërkesat e saj për krijimin e institucioneve të Kosovës.
Të lidhura
None found
Përmes një reagimi në Facebook, Gacaferi ka ironizuar këtë pozicion, duke theksuar se në të njëjtën sallë votohet për presidentin e vendit dhe se mospjesëmarrja, sipas tij, paraqet tradhti ndaj Radojqiçit dhe Listës kriminale Serbe.
Ai ka shprehur habinë se si AAK-ja, nga njëra anë, kërkon çdo ditë formimin e institucioneve, ndërsa nga ana tjetër deklaron se nuk do të qëndrojë në sallën ku ato institucione të shtetit të Kosovës krijohen.
